Komuna e Prizrenit ka njoftuar të martën se parkingjet në rrugën “Ankara” dhe “Nuredin Shala” duhet të lirohen deri më 6 korrik (e mërkurë) në mënyrë vullnetare, ose sipas njoftimit, tërheqja e mjeteve do të bëhet me “merimangë”.
Sipas njoftimit të Komunës, kjo iniciativë është ndërmarrë me qëllim që t’iu mundësohet bashkatdhetarëve t’i shfrytëzojnë parkingjet në këto lokacione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njoftohet të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që shfrytëzojnë më gjatë se një ditë parkingun prapa Shtëpisë së Bardhë, rruga ‘Ankara’, dhe parkingun përgjatë rrugës ‘Nuredin Shala’ të tërheqin automjetet e tyre në mënyrë vullnetare nga parkingjet në fjalë deri më datën 06.07.2022, ose do të detyrohemi t’i tërheqim ato me mjete bartëse – merimangë – me ç’rast barrën e shpenzimit të transportit do ta bartin vetë palët gjegjëse”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Kjo iniciativë do të jetë në fuqi nga 6 korriku deri më 31 gusht.