Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur të hënën se Komuna e Drenasit do të përballet me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, arsye për këtë janë keqpërdorimet.
“Arsyeja e këtij çrregullimi janë keqpërdorimet e ujit në veprat e marrjes në kanalin e Ibrit dhe në sistemin tonë shpërndarës. Shpresojmë që kjo situatë të stabilizohet shpejt”, thuhet më njoftim e KRU “Prishtina”.
Nuk është bërë e ditur për sa kohë do të zgjasë ky problem me furnizim.