Arbëri

Breshri shkaktoi dëme të konsiderueshme në Lupç e Lluzhan

Dëme në kultura të ndryshme bujqësore ka shkaktuar breshri i së martës në disa fshatra të Komunës së Podujevës. Lupçi i Poshtëm dhe Lluzhani janë dy prej fshatrave në të cilat janë parë dëme të konsiderueshme.

Patate, mjedra, domate, misër, fasule, speca, grurë e kunguj janë disa prej kulturave bujqësore të dëmtuara në këto fshatra, siç tregojnë fotografitë e KOHËS.

Bujq të shumtë janë ankuar të martën për dëme. Megjithatë ende s’është parë një reagim institucional e nuk është bërë një përllogaritje e dëmeve.

{gallery}