Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka konfirmuar për KOHËN rënien e një droni në lagjen e këtij qyteti, Bair. Ai deklaroi të mërkurën se sipas informacioneve, droni nuk ka shkaktuar ndonjë dëm, derisa me rastin po merren organet përgjegjëse.
“Mund t’ju them se një dron ka rënë në lagjen Bair të Mitrovicës. Policia dhe organet po merren me rastin. Nga informacionet që kam, nuk ka shkaktuar ndonjë dëm. Besoj se organet do të dalin me sqarim rreth rastit”, tha Hamza.
KOHA ka tentuar të marrë konfirmim nga Policia e Kosovës, por zëdhënësit e saj kanë qenë të paqasshëm deri në momentin e raportimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Hapet rast në Polici pasi një dron po incizonte një lagje në Prishtinë
-
Moska sulmohet me dronë
-
Vuçeviq: S’e dimë se të kujt janë dronët, por erdhën nga territori i Kosovës
-
Putini reagon për dronin që ra në Rumani: Le të na japin mbetjet, do ta hetojmë
-
Një dron vërehet duke fluturuar mbi burgun e Gjilanit