Komuna e Podujevës ia ka shkëputur kontratën një operatori ekonomik që po i ndërtonte disa ura. Shkak janë bërë vërshimet që ndodhën këtë javë, e që sipas komunarëve, punimet nuk janë kryer sipas kontratës.
"Ju informojmë se kontrata e nënshkruar me datën 27.07.2021 për ndërtimin e urave në fshatrat Gllamnik, Sfeqël dhe Bajçinë, në mes të Komunës së Podujevës dhe Operatorit Ekonomik 'I&B Group dhe Shpk BRT' është shkëputur kontrata. Arsyeja e shkëputjes së kësaj kontrate vjen si pasojë e mos realizimit të punimeve konform kushteve të kontratës", thuhet në një njoftim të Komunës së Podujevës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të njëjtit, përkundër vërejtjeve të shpeshta për neglizhencën e punimeve nga ana e menaxherit të kontratës për mospërmbushje të kontratës nga ana e operatorit ekonomik, ai nuk ka ndërmarrë masa për të vazhduar mëtutje në realizimin e punimeve dhe përmbushjen e kontratës.
"Andaj, Zyra e Prokurimit është obliguar që t'i shkëpusë kontratën", thuhet në njoftim.