Arbëri

Gurthyesit i pezullohet aktiviteti në afërsi të lokalitetit arkeologjik “Maja e Zezë”

Descriptive Text

Komuna e Obiliqit ka marrë vendimin për tërheqje të pëlqimit mjedisor të operatorit “SB Construction Sh.p.k”, për hulumtimin dhe shfrytëzimin e gurit në fshatin Graboc.

Kjo kishte qenë kërkesë e banorëve të fshatrave Sibofc, Graboc, Shipitullë dhe Palaj, e iniciuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.

"’Maja e Zezë’ është zonë e listuar në kategorinë e trashëgimisë arkeologjike, pikë strategjike dhe turistike dhe pas angazhimit të banorëve, Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit kjo zonë do të mbrohet. Gjithashtu Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ujërave në Ministrinë e Mjedisit ka filluar procedurën për tërheqje të pëlqimit mjedisor që i ka dhënë në vitin 2018 kompanisë SB CONSTRUCTION”, ka njoftuar MKRS.

Janë mbi 200 licenca, shumica aktive, që janë dhënë në zona të mbrojtura nga Kosova, si kjo në Graboc e ku veprojnë gurthyes.