Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku: Për keqardhje që VV-ja po e refuzon vullnetin e qytetarëve

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se është për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve, pasi këta të fundit reaguan më herët sot për rezultatin e rundit të dytë zgjedhor në Prizren.

VV-ja në Prizren bëri të ditur se është duke përpiluar ankesa, me pretendimet se në ditën e mbajtjes së balotazhit ka pasur presione ndaj votuesve dhe tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në këtë komunë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qytetarët e Prizrenit kanë folur, vota e tyre është numëruar, dhe rezultati si i tillë duhet pranuar. Për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të shtunën ka shpallur rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave. Sipas këtyre rezultateve, në Prizren fitues është kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, me 50,93% të votave të fituara.