Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Poklekut të Ri sot do të mbesin pa ujë të pijshëm

Banorët e fshatit Poklek i Ri të Drenasit do të mbesin pa ujë të pijshëm sot nga ora 10:00 për shkak të disa punimeve teknike, në kuadër të projektit të ndërrimit të rrjetave.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se punimet do të zgjasin deri në orët e pasdites së sotme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për të gjithë konsumatorët në zonën e operimit”, thuhet në njoftim.