Arbëri

Gjini: Rezultati preliminar i KQZ-së na nxjerr bindshëm fitues

Descriptive Text

Kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën në nivelin komunal i kanë nxjerrë ata bindshëm fitimtarë.

Sipas tij, ata kanë dalë fitues edhe në garën për kryetar e edhe për asamble.

“Rezultati preliminar i KQZ-së na nxjerr bindshëm fitues të zgjedhjeve të 17 tetorit. Si në garën për kryetar, ashtu edhe në atë për asamble. Vlerësimi dhe mbështetja e marrë nga ju, janë motivim dhe inkurajim që ne të vazhdojmë të angazhohemi edhe më shumë, me nder e përkushtim, për vendlindjen tonë. Dje, u dëshmua pjekuria politike, por edhe kultura e lartë e qytetarëve tanë”, ka thënë ai.