Banorët e katër fshatrave kanë vendosur që sot ta bllokojnë magjistralen Vushtrri-Skenderaj, në shenjë proteste për moskompensimin për pronat e tyre, të cilat janë marrë në ndërtim të kësaj rruge.
Sipas këshillit organizativ të katër fshatrave, kjo rrugë ishte ndërtuar në vitin 2008 në prona private dhe asnjëherë nuk janë kompensuar. Ata thonë se tash e sa vite iu kanë drejtuar ministrive por janë anashkaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtesta e banorëve të fshatrave Novolan, Bruznik, Dubovc dhe Beqiq, do të jetë paqësore dhe do të nis nga ora 11:00, në fshatin Dubovc, në vendin e quajtur te lagjja e “manoveve”.