Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Zajmit paralajmërojnë protesta radikale nëse nuk vendoset drejtësi për pronat e tyre

proteste

(Lajm i përditësuar 13:56) - Protestuesit në Zajm kanë paralajmëruar protesta më radikale nëse nuk vendoset drejtësi për pronat e tyre.

Protestuesit kanë thënë se katër persona, të cilët i kanë paraqitur në prokurori, i kanë vendosur tashmë rreth 6 prona në emër të tyre dhe për 10 të tjera janë duke bërë përpjekje t'i legalizojnë.

Sipas tyre, synimi i personave që i quajtën "grup" ishte që përmes falsifikimit të fitonit nga kompensimi nga shteti në emër të pronave ku do të kalonte rruga Prishtinë-Pejë.

Por meqë rruga nuk kaloi në pjesën ku planifikohej më 2021, sipas tyre, tash motivi është që t'i të përfitojnë duke i detyruar pronarët t'i blejnë pronat e tyre për herë të dytë.


Banorët e Zajmit protestojnë, kërkojnë drejtësi për pronat

Me thirrjet “Stop harraqit”, “Drejtësi, jo padrejtësi”, banorët e fshatit Zajm të Klinës janë duke protestuar në shenjë pakënaqësie, duke bllokuar për qarkullim rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.

Edhe Banorët e Zajmit pretendojnë se pronat u janë marrë me dallavere LAJMET E MBRËMJES Banorët e Zajmit pretendojnë se pronat u janë marrë me dallavere

Banorët kërkojnë drejtësi për pronat e tyre, duke pretenduar se pronat që i kanë blerë nga serbët në vitet ‘70 janë përkthyer kundërligjshëm në emër të personave të tjerë.

Protesta ka nisur orën 12:00.