Kuvendarët e Podujevës kanë votuar njëzëri vendimin për nismën e procedurave për binjakëzim me Komunën Kestel të Turqisë dhe asaj Linz të Austrisë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme që është mabjtur të martën, kryetari, Shpejtim Bulliqi, i ka treguar interesat që do t’i ketë Komuna e Podujevës në fushën e bujqësisë, Arsimit, por edhe zhvillimit ekonomik e atij të turizmit nga ky binjakëzim.
“Dua t’ju informoj që javën që lamë pas bashkërisht me një dilegacion të ekzekutivit përmes një ndërmjetësimi nga Qendra Kulturore e Bursas të Turqi dhe Kosovës, z.Rexhep Gundur, kemi vu një kontakt të mëhershëm me komunën Kestel në regjionin e Bursas në Turqi. Dhe në vazhdën e këtyre kontakteve që i kemi pas me këtë komunë, në vepanti me kryetarin e kësaj komune, ne javën që lam pas e realiziaum një vizitë atjenë komuna të ndryshme të Bursas”, ka thënë Bulliqi.
Sipas tij, Komuna Kestel është me numër të banorëve përafërsisht sa Komuna e Podujevës dhe se të dyja kanë një serë elementesh të përbashkëta.
“Njëri prej tyre ishte bujqësia, si një prej elementeve të rëndësishme në këtë komunë, përkundër fatit që po shquhej edhe si komunë industriale. Një kuptim të buqjësisë një informacion kjo komunë ishte prodhuese e 70 për qind e mjedrës për krejt shtetin e Turqisë, që është një element që po na përafroke shumë me komunën tonë. Ishte një komunë ku ishte një numër jashtëzakonisht i madh i qyetarëve tanë që dikur kanë ikur nga Kosova”, ka theksuar Bulliqi. “Një shembull po ju marrë, gjatë vizitave që kishim në një prej biznesve private ishte një Farudin i cili ishte nga Gjilani, i cili po e udhëhiqte një biznes që kishte diku 1300 të punësuar dhe ishte prej kompanive më të forta në atë Komunë që po prodhonte pjesë makinash me standard ndërkombëtar për Toyota, për Fiatin, Fordin, për VW e shumë punë tjera”.
Kryetari i Komunës së Podujevës ka thënë se kjo kompani që kishte nisë nga zeroja, kishte arritur të bëhet kompania numrë një në Turqi për prodhimin e teknologjisë së avancuar.
“Saqë ishte kompania më e besuar edhe për aviacion në Turiq që po prodhonte pjesë të caktuara të elektronikës. Në vazhdën e takimeve që patëm atje nga ky bashkëvendoas i joni, na u premtua që te ne së shpejti të na e hapin një klasë me krejt aparaturat e nevojshme që me mund me i përgatit nxënësit tanë edhe mësimdhënësit tanë për me mund me i avancua këto teknologji. Na u premtua që mësimdhënësit tanë t’i marrin në trajnim për një periudhë të caktuar kohore atje t’i kryejnë të gjitha në shpenzime të veta dhe njëkohësisht t’i marrin edhe në numrë të nxënësit për t’i aftësuar dhe për t’i vu në dispozicion këto teknologji”, ka thënë ai.
Bulliqi ka deklaruar se atje i kanë vizituar edhe një sërë biznesesh bujqësore, ku kanë parë formën e organizimit të koperativave bujqësore.
“Nga krejt ajo që pamë, unë mendosj se ne si komunë kemi dobi të lidhim një marrëdhënie binjakëzimi me këtë komunë, sepse përpos bujqësisë, e arsimit, kemi mundësi të shohim edhe segmentin e turizmit që mund të na ndihmojë shumë. Edhe kryetari i Kestelit shprehu një gatishmëri të bashkëpunimit. Një mbështetje e juaja sot, besoj se na hap rrugë dhe në afatin sa më të shkurtë t’i ftojmë në një vizitë zyrtare këtë delegacion dhe të ulemi edhe njëherë t’i analizojmë të gjitha këto fusha”, ka thënë Bulliqi.
Kërkesa e dytë, ai ka thënë se është kërkesa për iniciativën e binjakëzimit me Komunën Linz të Austrisë.
“Është një Komunë që është ekskluzivisht qytet industrial me një industri relativisht të zhvilluar. Unë përmes një mikut tonë, një Shkelzenit që punon në atje-është doktor shkence në Austri-na ka vu në konkat me kryetarin e kësaj komune. Kemi pas disa kontakte ‘online’ dhe kemi pa një gatishmëri me kryetarin e kësaj komune që të avancojmë këtë bashkëpunim. Para pak ditësh e kemi marrë edhe në ftesë zyrtare që më 1 korrik të kemi një takim dhe t’i vejmë urat e bashkëpunimit”, ka theksuar kryetari i Podujevës. “Fushat që mund të jenë sigurisht që është fusha e zhvillimit ekonomik, industrisë se kryesisht është një komunë industriale Në bazë të informacineev që mi dha kryetari janë diku 100 mijë të punësuar që hyjnë e dalin brenda ditës në këtë komunë. Prej fushave tjera sigurisht se do të jetë edhe fusha e arsimit, në krijimin e mundësive që nxënësve tanë studentëve të kenë mundësi lëvizje atje dhe mndësi bashkëpunimi të ndërsjell. Këtë vizitë e ka mundësua Ministria e Punëve të Austrisë dhe Amabasadës e Konsultatës tonë atje.”
Të gjithë këshilltarët komunalë kanë votuar pro propozim-vendimit për nismën e procedurës për bashkëpunim komunal ndërkombëtar në formën e binjakëzimit me Qytetin / Komunën Kestel të Regjionit të Bursës, në Republikën e Turqisë dhe me Qytetin / Komunën Linz të Republikës së Austrisë.
Kryetari Bulliqi i ka ftuar edhe partitë opozitare që të jenë pjesë e pritjes së delegacionit turk kur të vijë në Podujevë dhe po ashtu në vizitën që do ta zhvillojnë në korrik në Linz të Austrisë.