KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së të mërkurës ka pasur një defekt në një pompë në fshatin Rashincë në komunën e Shtimes dhe si pasojë kanë mbetur pa furnizim me ujë gjashtë fshatra të kësaj komune.
Pa furnizim janë fshatrat: Rashincë, Davidovc, Muzeqinë, Gllavicë, Vojnovc dhe Gjurkovc.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ekipi i mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit nga Njësia Operative e Ujësjellësit Shtime është duke punuar intensivisht në ndërrimin e pompës në mënyrë që të rifunksionalizohet ky sistem. Shpresojmë që deri në fund të ditës së sotme do të rikthehet furnizimi me ujë për këto gjashtë fshatra”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.