Gjatë ditëve të fundit në Lipjan dhe fshatra përreth, persona të paidentifikuar po i vjedhin kapakët e pusetave të rrjetit të kanalizimit dhe ujërave atmosferik. Po ashtu muaj më parë kjo komunë është përballur edhe me dëmtim të drunjve dekorativ nga persona të pandërgjegjshëm. Komuna ka dënuar këto dukuri negative të cilat po përsëriten nga e kaluara.
“Komuna e Lipjanit shpreh shqetësimin me rastin e dëmtimit dhe marrjen e kapakëve të ujëmbledhësve që po ndodhin në disa rrugë të qytetit nga personat e papërgjegjshëm. Rasti i fundit ka ndodhur në rrugën prej udhëkryqit Gllogovc-Rubovc deri te stadioni i qytetit ku janë dëmtuar dhe janë marrë dhjetra kapak të ujëmbledhësve. Komuna apelon tek të gjithë qytetarët që të lajmërojnë në organet kompetente të gjithë dukurit negative sikurse ky rasti fundit sepse po dëmtohet edhe infrastruktura rrugore”, thuhet në reagimin e Komunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, prej disa javësh, me gjithë insistimin e KOHËS për të marrë raportin vjetor të Policisë së Kosovës për të parë se sa raste të tilla janë zbardhur deri më tash, ky institucion nuk e ka dërguar atë.