Pas të reshurave të shiut në qytetin e Lipjanit disa rrugë janë vështirësuar për qarkullim të automjeteve dhe të këmbësorëve.
Kjo ka bërë që në rrugët kryesore të krijohen kolona të gjata të automjeteve. Ndërkohë, është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Koha, ka provuar të marrë një deklaratë nga drejtori për Emergjencë në Komunën e Lipjanit Nazmi Gashi, por ai nuk ka qenë i qasshëm.
Pas gjendjes së krijuar në qytet, nuk janë vërejtur ndonjë ekip i Policisë së Kosovës apo zjarrfikësve, ndërkohë disa qytetarë me vetiniciativë kanë dalë për t’i pastruar pusetat e rrjetit të ujërave atmosferik me qëllim që uji të largohej sa më shpejtë.
“Kemi dalë për t’i pastruar këto puseta pasi që ende askush nga institucionet publike nuk ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë njëri nga banorët e lagjes “Komandant Kumanova”.
-
Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në disa zona
-
Reshjet vështirësojnë qarkullimin edhe në Gjilan, thirrje që të shfrytëzohen rrugë alternative
-
Kolona në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shkak rruga e mbuluar me ujë
-
Vërshime në disa pjesë të Kosovës, apelohet për kujdes
-
Shirat e dendura shkaktuan edhe përmbytje