Kosovë

PDK-ja në Prizren kërkon tërheqjen e konkluzionit të Haskukës për zyrat e partive

PDK-ja në Prizren kërkon tërheqjen e konkluzionit të Haskukës për zyrat e partive
Foto: PDK
 

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka thënë se kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, po ushtron presion mbi subjektet politike opozitare që përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Prizrenit, duke e quajtur “vendim arbitrar”, konkluzionin e Haskukës, sipas të cilit kërkohet largimi i partive politike nga zyret që janë pronë komunale.

“Njoftimi për ekzekutim të dhunshëm, për largim të subjekteve politike nga zyrat, të cilat ushtrojnë veprimtaritë e tyre politike legale, që kanë qenë kontributdhënëse në periudha të ndryshme të qeverisjes në Komunën e Prizrenit, paraqet një prej veprimeve më jo institucionaliste, jo parimore dhe aspak demokratike, që nga pas lufta e deri më sot”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Shaqir Total.