Qendrës për trajtimin e të prekurve me COVID-19 në Podujevë i janë shtuar 7 shtretër dhe dy bombola të oksigjenit. Sipas një njoftimi të Zyrës për informim të Komunës së Podujevës, kjo qendër është pajisur edhe me medikamente të nevojshme mjekësore.
“Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Egzona Mustafa, ka vizituar sot Qendrën për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, ku janë shtuar kapacitetet kësaj qendre edhe me shtatë shtretër dhe dy bombola me oksigjen”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas Bulliqit, kjo qendër tash ka një hapësirë dhe ambient më të përshtatshëm për pacientët dhe stafin mjekësor.
“Krahas katër shtretërve që kishte për trajtimin e pacientëve me Covid-19, tashmë i janë shtuar edhe shtatë të tjerë, duke çuar në 11 numrin e tyre. Gjithashtu, Qendra për trajtimin e pacientëve me Covid-19 është pajisur edhe me dy bombola të tjera të oksigjenit dhe janë siguruar edhe medikamente mjekësore të nevojshme”, thuhet tutje.
-
Më pak pritje, Podujeva me Urgjencë të re shëndetësore
-
Shifra të larta të të prekurve me COVID-19 edhe në Podujevë
-
Komunat identifikojnë hapësirat për spitale fushore të kërkuara nga MSH-ja
-
S’ka bombola oksigjeni për mjekësitë familjare që mund të kthehen në qendra COVID
-
Kapacitetet drejt fundit, Spitali i Pejës hap edhe dy reparte për COVID-19