Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim që çdo fëmijë i lindur në vitin 2020, do të përfitojë ndihmë prej 100 eurosh.
Ky vendim u mor në mbledhjen emergjente të Komunës, që është ftuar nga Bahtiri gjatë së hënës. Në këtë mbledhje pike e vetme e rendit të ditë ishte propozim-vendimi për rialokimin apo transferimin e mjeteve financiare nga fondi rezervë.
“Me këtë rast, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, ka njoftuar asamblistët lidhur me shkresën e Ministrisë së Financave për shfrytëzimin e mjeteve të ndara në kategorinë e shpenzimeve të fondit rezervë, që ka qenë i paraparë për mbulimin e obligimeve me rastin e aprovimit të ligjit të pagave në sektorin publik, e meqë ky ligj nuk hyri në fuqi, nga shuma e përgjithshme e ndarë për komunat e Kosovës, Komuna e Mitrovicës ka përfituar 1.5 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Për përfituesit e kësaj ndihme, janë ndarë gjithsej 120 mijë euro, një pjesë do të ndahet për pagesat e qirave të banimit për familjet me asistencë sociale, 50 mijë euro për Drejtorinë e Shëndetësisë dhe pjesa tjetër destinohet në investime kapitale, raporton KOHA.
Ky propozim i kryetarit Agim Bahtiri, është miratuar me shumicë votash.
-
Atiq: Nga 100 euro për fëmijët e lindur këtë vit në Mitrovicën e Veriut
-
Atiq propozon ndarjen e 300 € për fëmijët e lindur më 2024 dhe 500 € për çiftet e reja
-
Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
-
Prizreni pranon aplikacionet për mbështetjen financiare për fëmijët e lindur në vitin 2021
-
Mitrovica nis pagesat për COVID-19 dhe fëmijët e lindur gjatë 2020-s