Banorët e fshatit Begracë të Komunës së Kaçanikut me vetëfinancim në vlerë prej afro 2 mijë eurosh e kanë ndërtuar ndriçimin publik.
Mirëpo që nga muaji qershor KEDS-si nuk ua ka bërë kyçjen, megjithëse Komuna ua kishte dhënë pëlqimin banorëve që ta realizonin këtë projekt sipas standardeve.
Shkumbim Luzha, banor i këtij fshati, ka thënë se projekti është realizuar nga një kompani profesionale, raporton KOHA.
Në Komunën e Kaçanikut kanë thënë se banorët e Begracës në mënyrë profesionale, sipas kritereve, e kanë ndërtuar ndriçimin publik, mirëpo është përgjegjësi e KEDS-it ta bëjë kyçjen në njehsor, ndërkohë Komuna i ka bërë edhe kërkesë zyrtare këtij institucioni, por nuk kanë marrë përgjigje.
KOHA ka kërkuar përgjigje në KEDS-së për këtë problem dhe zëdhënësi i KEDS-it ka kërkuar kohë për përgjigje, ndërsa një ditë më vonë ka treguar se problemi është zgjidhur.
Edhe banorët kanë thënë se pas interesimit të KOHËS punonjësit e KEDS-it kanë kyçur ndriçimin.
Në anën tjetër, Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, përmes një përgjigjeje të shkurtër ka thënë se kjo çështje tashmë është rregulluar.
-
Banorët e Begracës kritikojnë Komunën e KEDS-in për mosshqyrtim të kërkesave
-
Ndërpritet ndriçimi publik në disa zona në Drenas, Komuna: Pati vonesa në alokim të buxhetit nga Qeveria
-
Probleme me njehsorët e energjisë, tarifa e lirë u doli konsumatorëve “e shtrenjtë”
-
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-
Rrjeti i vjetruar elektrik rrezikon banorët e Koshares së Ferizajt