Është arritur marrëveshje në vlerë prej 6 milionë euro për Ngrohtoren e re në Gjakovë, marrëveshje kjo e mbështetur nga Zvicra.
Ky projekt është nisur me qëllimin e rehabilitimit të rrjetit të ngrohtores, përmirësimin e efikasitetit energjetik të shpërndarjes, gjithashtu do të bëjë ofrimin e shërbimit të ngrohjes dhe ujit të ngrohtë për spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, si dhe përmes këtij projekti do të bëhet kyçja në rrjetin e ngrohjes për institucionet publike, ka njoftuar përmes një komunikate Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kelly, e ka quajtur këtë projekt të madh për qytetin e Gjakovës dhe “shembull që duhet ndjekur në projektet e tjera”.
Ndërsa, ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, ka thënë se 500 mijë nga shuma e përgjithshme e vlerës së ndarë do të jepen nga komuna e Gjakovës.
“Është një nga projektet më të rëndësishme në Kosovë i cili do të financohet nga qeveria zvicerane me 5.5 milionë si dhe nga komuna e Gjakovës me shumën 500 mijë euro”, ka thënë ai.
-
Nënshkruhet marrëveshja mbi 80-milionëshe për ngrohtoren diellore në Prishtinë
-
Ngrohtores së Gjakovës i vidhen kabllo elektrike
-
Qeveria ndan 10 milionë euro për efiçiencë të energjisë
-
Përurohet impianti i ujërave të zeza në Gjakovë, i treti në dy vjetët e fundit
-
Spitali i Pejës e ai i Gjakovës përfitues të projektit prej 5.5 mln frangash