Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngrohtores së Gjakovës i vidhen kabllo elektrike

Ngrohtores së qytetit të Gjakovës i janë vjedhur kabllo elektrike në vlerë 6000 euro.

Policia po e heton rastin, e të dyshuarit nuk janë identifikuar.

“Ankuesja femër kosovare - inxhiniere e ngrohtores së qytetit, ka raportuar se person-a të panjohur kanë vjedhur dy kabllo elektrike me gjatësi 10 metra (2x5 m) në vlerë rreth 6000€ që shërbejnë për gjenerimin e rrymës. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor të Policisë.