Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar kontratat për bursa me 170 studentë, në shumën prej 300 euro, për studentët e universiteteve publikë në Kosovë.
“Jam i vetëdijshëm për pozitën tuaj në shoqëri, me sfidat që keni në rrugën tuaj të ngritjes profesionale, vështirësitë për t’u punësuar, por në asnjë mënyrë nuk duhet të zhgënjeheni, sepse ju jeni ata që duhet të bëni ndryshimin, ju jeni vetë ndryshimi që duhet sjellë në vendin tonë”, u shpreh kryetari Jashari.
Ai po ashtu tha se që beson në potencialin që ka rinia jonë dhe për të ilustruar këtë pohim përmendi faktin se pjesa kryesore e ekzekutivit dhe kabinetit të tij përbehet nga të rinj që punojnë pa reshtur dhe në shërbim të vendit.
Jashari përmendi projektet dhe investimet që janë duke u realizuar në kulturë e sport, përfshirë krijimin e kushteve më të mira në arsimit, zhvillimi e aktiviteteve sportive, kulturore e rekreative, mbështetjen e të rinjve në jetësimin e ideve të tyre kreative përmes përkrahjes me grante për start apo dhe zgjerim të bizneseve.
Në emër të studentëve, në këtë ceremoni foli studentja Shqipdona Ademi , e cila e falënderoi kryetarin Jashari për përkrahjen dh angazhimin e tij për të rinjtë e komunës së Skenderajt.
