Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nesër do të jetë ditë pune për shkollat dhe institucionet komunale.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimet e institucioneve duhet të respektohen nga të gjithë.
Jashari ka thënë se pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një ditë e humbur është e paarsyeshme dhe nuk ka nevojë të ndodhë.
“Populli ynë ka vuajtur aq shumë për të ruajtur arsimin dhe edukimin shqip, duke mos u ndalur as në kohë lufte, duke zhvilluar procesin mësimor edhe në shtëpi-shkolla, vetëm e vetëm që të mësojmë̈ e edukojmë gjeneratat e reja, kurse tani të lirë e të pavarur duhet të mos ndalemi e dorëzohemi, por të punojmë shumë që të jetësojmë amanetin e heronjve dhe dëshmorëve të Lirisë. Andaj të dashur mësimdhënës kërkoj mirëkuptimin tuaj që nesër të mbani mësimin dhe përveç̧ tjerash t’u shpjegoni fëmijëve tonë se sa e lavdishme është historia jonë kombëtare”, ka shkruar ai.
Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se e hëna nuk do të jetë ditë pushimi, por një vendim të tillë e ka kundërshtuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit.
Gjatë ditës edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se hëna do të jetë ditë pune.
-
Punonjësit e ndërtimtarisë në punishte edhe në ditë përvëluese
-
Shefi i asamblistëve të PDK-së thërret qytetarët para Stacionit të Policisë, thotë se do të intervistohet Lushtaku
-
Hamza: Edhe këtë 1 Maj po e presim me paga të ulëta e çmime të larta
-
Njohës të Kushtetutës dhe të arsimit kritikojnë ndryshimin e orareve të mësimit e punës për Ramazan
-
Rexhaj numëron arsyet kundër ndryshimit të orarit të mësimit në kryeqytet për shkak të Ramazanit