Komuna e Skenderajt ka shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e komunës së saj.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, transmeton KOHA.
“Dje kemi shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e komunës sonë, për vitin 2020. Marrë parasysh situatën pandemike dhe faktin që për disa muaj është pezulluar mbajtja e ligjëratave për studentët, me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit po i ndajmë 170 bursa për 170 studentë, me nga 300 euro për secilin student”, ka shkruar Jashari.
Ai ka bërë të ditur se afati për aplikim është deri më 29 qershor.
“I tërë ky proces do të jetë transparent dhe vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara”, ka shkruar Jashari.
{gallery}
-
Komuna e Drenasit shpall konkurs për 160 bursa për studentë
-
Komuna e Podujevës sqarohet për çështjen e bursave për nxënësit dhe studentët
-
Nga ky vit, prindërit e rinj në Skenderaj subvencionohen me 100 euro
-
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë në Skenderaj nënshkruhet kontrata për bursa me 170 studentë
-
Ministria e Arsimit vendos për hapjen e konkursit për bursa për studentët