Përfaqësues të Komunës së Skenderajt kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me projektin Up to Youth të financuar nga USAID për mbështetjen e të rinjve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje bëhet e ditur se marrëveshjen e nënshkruan nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku e Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Abdyl Ymeri, me drejtorin e projektit Up to Youth, Daniel Cruz.
“Në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të realizohet projekti pesëvjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i cili ka për qëllim përfshirjen e rinisë, duke i mobilizuar dhe angazhuar ata për të bërë ndryshime të dobishme. Pjesë e këtij programi do të jenë të rinjtë e moshave 15-24 vjeç, të cilët do të ndahen në dy grupe të moshave 15-18 dhe 18-24 vjeçare, duke zhvilluar aktivitete të caktuara për këto mosha”, thuhet në komunikatë.
Nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur komuna deri me tani me projekte të ndryshme të USAID-it, duke treguar gatishmëri edhe për përkrahje të mëtutjeshme nga komuna për realizimin e këtyre projekteve.
“Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me ju, për të mirën e të rinjve të Skenderajt, të cilët për shkak të historisë së luftës së fundit në Kosovë, jam i vetëdijshëm se e kanë mëse të nevojshme përfshirjen e tyre në trajnime të ndryshme”, tha Lushtaku.
Nga ana tjetër drejtori i projektit Up to Youth, Daniel Cruz, deklaroi se qëllimet kryesore të këtij bashkëpunimi janë:
Edhe
SHBA: Presim që plani i Qeverisë për xhandarmërinë të jetë në përputhje me zotimet për ruajtjen e paqes
· Mobilizimi i rinisë për të qenë forcë e ndryshimeve pozitive
· Zhvillimi dhe demonstrimi i shkathtësive të buta/jetësore për rininë
· Zhvillimi, ndërtimi dhe mbështetja e partnerëve të qëndrueshëm për kultivimin e një mjedisi ku rinia mund të përfshihet.
-
Gucati thotë se në Skenderaj pati qytetrrethim, Lushtaku shkon në Prokurori, kur të shkojë edhe Kurti
-
Miratohet Projektligji, 243 milionë euro për Lojërat Mesdhetare
-
Zgjerohen hetimet për keqtrajtimin e 5-vjeçarit në Lipjan, nën llupë edhe zyrtarët e QPS-së e Komunës
-
Komuna e Lipjanit paralajmëron masa nëse vërtetohet neglizhencë në rastin e 5-vjeçarit