Komiteti Emergjent i Gjilanit për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka mbajtur një takim të premten, ku është vlerësuar situata pas 27 rasteve të reja pozitive në këtë qytet.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, që e drejton komitetin, ka thënë se situata është nën kontroll, ndërsa ka treguar se janë identifikuar burimet e infeksioneve të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Në Spitalin Rajonal të Gjilanit aktualisht janë të hospitalizuar 23 pacientë, prej tyre 13 kanë rezultuar pozitiv me COVID19 dhe përkundër që janë me oksigjenoterapi gjendja e tyre është stabile.
Epidemilogia, Burbuqe Shkodra, ka treguar se në ditët e fundit është rritur numri i rasteve, por ka shtuar se gjendja e pacientëve që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 është stabile. Ajo ka shtuar se do të testohen vetëm rastet që janë të hospitalizuara dhe që kanë shfaqur simptome.
Ndërkohë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, anesteziologu Ukshin Ismaili, ka thënë se në spital mund të trajtohen përnjëherë 14 raste me oksigjenoterapi ndërsa janë 50 shtretër ku mund të hospitalizohen personat e prekur. Ai ka kërkuar nga qytetarët që në rast se kanë simptome të paraqiten në spital.