Në mes të fshatrave Doberllukë dhe Pantinë, mbi lumin “Silnica” sot është përuruar ura e re e ndërtuar me investime nga buxheti i Komunës së Vushtrrisë, e cila do t’u shërbejë shumë bujqve që i punojnë arat në të dy anët e lumit.
Përveç përfaqësuesve të fshatit, në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal dhe përfaqësues të KFOR-it.
Në fjalën e tij, kryetari i Komunës Xhafer Tahiri ka thënë se përveç fermerëve, përmes kësaj ure synohet të lidhen edhe fshatrat matanë lumit.
“Jemi shumë të kënaqur që kemi mbajtur premtimin. Kjo urë që do të ndihmoj jo vetëm fermerët e fshatit Doberllukë për kultivimin e patates, por po synohet që përmes kësaj ure të lidhen me fshatrat matanë lumit Silnicë”, ka deklaruar Tahiri.
Kjo urë është ndërtuar në fushën e gjerë të një prej tokave më pjellore të Vushtrrisë, në të cilën kultivohet shumë patatja, si kultura bujqësore me e njohur në Vushtrri.
-
Tahiri premton ndërtimin e një ure të re mbi lumin Slinicë
-
Ura e shkatërruar ua vështirëson qarkullimin banorëve të shumë fshatrave të Lipjanit
-
Përurohet ura e vendosur nga FSK-ja në Hajnoc të Kamenicës
-
Po ndërtohet ura e katërt nga 10 të planifikuara për sivjet në Podujevë
-
Fillon ndërtimi i ujësjellësit për fshatin Orllan