Në kuadër të investimeve kapitale në projektet infrastrukturore në qytet, në lagjen Stublla të Podujevës është duke u ndërtuar ura e re mbi lumin Llap, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, kanë vizituar këtë lagje për të përcjellë punimet në realizimin e këtij projekti.
“Kjo urë lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe e bën më të lehtë lidhjen e kësaj pjese të qytetit me rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë”, tha Veliu.
Ndërtimi i kësaj ure është njëri nga katër projektet e realizuara në ndërtimin e urave në territorin e Komunës së Podujevës, nga 10 sosh që janë planifikuar për ndërtim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.
-
4 milionë euro për shtratin e lumit Llap dhe lumenjtë tjerë në Podujevë
-
“Ura e dallavereve”, devijimi i rrugës Prishtinë-Podujevë ia rrezikon shtetit 322 mijë euro
-
Në rrjedhën e Llapit ndërtohen penda akumuluese për ujitjen e tokave
-
Asfaltohen disa rrugë në Podujevë
-
Komuna e Podujevës synon të funksionalizojë trafikun urban, të premtuar më 2021