Arbëri

Jetesa në Dërmjak

Vetëm 3 kilometra larg qytetit të Hanit të Elezit, gjendet fshati Dërmjak. E i tërë fshati po menaxhohet nga vetëm tri familjet e mbetura këtu, ajo e Muharremit, Sejdiut dhe Baki Currit. Fshati i takon mënyrës së jetesës në kohën e lashtë. Madje edhe familjet që qëndrojnë këtu kanë shtëpi të vjetra.

Kryeplaku i fshatit tashmë i kalitur me kushtet që ofron Dërmjaku, dëshirë të vetme ka që pasardhësit të mos humbin gjurmët familjare, raporton KOHA

Edhe Sejdi Curri po ashtu po e ruan shtëpinë që la trashëgim i ati i tij, e madje siç thotë ai, deri para pak vjetësh u pretendua që objektet antike të Dërmjakut të jenë nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Bujqësia e blegtoria që zhvillohen këtej janë ato me të cilat sigurohet mbijetesa.

Fëmijët e paktë që ka fshati në kushte normale, rrugën për në shkollë e bëjnë në këmbë.