Segmenti Konjuh-Babush në autoudhën “Arbën Xhaferi” nesër do të jetë i mbyllur nga ora 10:00 deri në 14:00. Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media.
Ministria njofton se rruga do të mbyllet për shkak të disa punimeve, përkatësisht betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë periudhës së ndalesës, MI-ja njofton se të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë - Hani i Elezit dhe anasjelltas.