Segmenti Konjuh-Babush në autoudhën “Arbën Xhaferi” nesër do të jetë i mbyllur nga ora 10:00 deri në 14:00. Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media.
Ministria njofton se rruga do të mbyllet për shkak të disa punimeve, përkatësisht betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë.
Gjatë periudhës së ndalesës, MI-ja njofton se të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë - Hani i Elezit dhe anasjelltas.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot ndalohet qarkullimi në një pjesë të autoudhës “Arbën Xhaferi”
-
Sot mbyllet autostrada “Arbën Xhaferi”
-
Nesër nga ora 9-16 mbyllet autostrada “Arbën Xhaferi”
-
MI: Nesër mbyllet për qarkullim rruga Lipjan-Janjevë dhe Prishtinë – Babush
-
Më 11 e 12 korrik mbyllet për qarkullim segmenti i Autostradës “Arbën Xhaferi” nga fshati Konjuh deri te Babushi