Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot për shkak të zhvillimit të punimeve (betonimit të soletës kaluese në mbikalimin për këmbësorë) dhe për sigurinë publike, prej orës 10:00 deri në ora 14:00, ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes.
Sipas njoftimit, gjatë periudhës së ndalesës, të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë - Hani i Elezit dhe anasjelltas, transmeton kp.
Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.
Artikuj të ngjashëm
-
Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin Konjuh-Babush në autoudhën “Arbën Xhaferi”
-
Sot mbyllet autostrada “Arbën Xhaferi”
-
Nesër nga ora 9-16 mbyllet autostrada “Arbën Xhaferi”
-
Më 11 e 12 korrik mbyllet për qarkullim segmenti i Autostradës “Arbën Xhaferi” nga fshati Konjuh deri te Babushi
-
Nga e shtuna punime në “Arbën Xhaferi” në pjesën Doganaj-Hani i Elezit, herë pas here do të mbyllet njëri shirit