Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

As në Obiliq nuk hapen çerdhet nesër

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se nesër nuk do hapen çerdhet në këtë komunë.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se çerdhja “Rrita Jonë”, duhet të dezinfektohet dhe t’i nënshtrohet procesit të parapërgatitjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si rrjedhojë e dilemave të shumta, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grup-moshat 0-5 vjeç, pas konsultimit me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë“ , vlerësuam se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgatitjes dhe procesit të dezinfektimit, pasi që për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur”, ka njoftuar ai.

Ai tutje ka shtuar se për hapjen e tyre, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Ndërkaq kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ai i Shtimes, Naim Ismajli, iu kanë bërë thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në sqarimin e plotë të rregullave nga niveli qendror.