Si pasojë e rrezikut nga virusi COVID-19 i cili është përhapur në shumë shtete të tjera, Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Lipjan ka anuluar një aktivitet mjaftë të rëndësishëm me 400 nxënës.
Mbajtja e një ligjërate me temë: “Pasojat dhe rreziqet nga përdorimi i substancave të ndryshme narkotike” do të realizohej gjatë muajve të ardhshëm. “
“Duke marr parasysh rekomandimet e ekspertëve tonë shëndetësorë, që t’i ikim tubimeve të mëdha për shkak të dyshimeve rreth virusit të rrezikshëm COVID 19, që ka prekur te gjitha vendet fqinje dhe sipas informacioneve disa nga punëtorit/trajnimet janë pezulluar nga institucione të ndryshme, ju njoftojmë se kjo ligjëratë do të shtyhet për një kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, stacioni policor në Lipjan, raporton KOHA.
Në këtë tubim me nxënës ishte planifikuar të ligjëronin përfaqësues nga Njësia e Hetimit të Narkotikëve-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, po ashtu edhe përfaqësues nga Departamenti i Mjekësisë Familjare në Lipjan, dhe përfaqësues nga Bashkësia Islame, dega Lipjan.