Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi përmes një videomesazhi ka shpalosur vizionin e tij për arsimin në këtë komunë.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e sheh arsimin si mënyrë për zhvillimin e resurseve njerëzore dhe të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë një arsim cilësor, që ta zhvillojnë personalitetin e tyre dhe kështu të bëhen të dobishëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror për vendin tonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRekrutimi i personelit arsimor bazuar në vlerat profesionale dhe jo në baza partiake. Punësimi në baza të meritokracisë. Pajisja e të gjitha shkollave me kabinete dhe laboratorë për mësim praktik, janë disa nga pikat e programit të Bulliqit për arsimin në Podujevë.
Ky është videomesazhi i tij përmes të cilit shpalos programin në fushën e arsimit:
Erdhi dita për arsim cilësor. #ErdhiditapërKomunën #ShpejtimBulliqi12
Posted by Shpejtim Bulliqi on Friday, March 6, 2020