Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi përmes një videomesazhi ka shpalosur vizionin e tij për arsimin në këtë komunë.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e sheh arsimin si mënyrë për zhvillimin e resurseve njerëzore dhe të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë një arsim cilësor, që ta zhvillojnë personalitetin e tyre dhe kështu të bëhen të dobishëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror për vendin tonë.
Rekrutimi i personelit arsimor bazuar në vlerat profesionale dhe jo në baza partiake. Punësimi në baza të meritokracisë. Pajisja e të gjitha shkollave me kabinete dhe laboratorë për mësim praktik, janë disa nga pikat e programit të Bulliqit për arsimin në Podujevë.
Ky është videomesazhi i tij përmes të cilit shpalos programin në fushën e arsimit:
Erdhi dita për arsim cilësor. #ErdhiditapërKomunën #ShpejtimBulliqi12
Posted by Shpejtim Bulliqi on Friday, March 6, 2020
-
Bulliqi: Veliu qeverisi keq, programi ynë do të bëjë kthesë në Podujevë
-
Bulliqi premton se me VV-në në pushtet, askush në Podujevë nuk do të diskriminohet
-
Bulliqi fton qytetarët për të festuar fitoren
-
Shabani: Arsimi në Podujevë është i politizuar
-
Bulliqi: Podujevës i është shpërblyer besimi qytetar