Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili është edhe ushtrues i detyrës së kryetarit, është i nominuari i LDK-së për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 15 mars.
Ish-kryetari i kësaj komune Agim Veliu, tash ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, përmes facebookut veçse ka nisë t’i japë mbështetje Rudarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komunikimin me ju po e filloj me ndjenjën më të thellë të mirënjohjes dhe falënderimit për besimin dhe mbështetjen e gjithsecilit prej jush gjatë gjithë rrugëtimit tim politik, i cili u përcoll me sfida të mëdha, por që me përkrahjen tuaj gjithmonë ia dolëm. Kështu do të vazhdojmë edhe tash e tutje, edhe pse unë kam marrë një detyrë tjetër me vullnetin për t’i shërbyer interesit të vendit, por edhe për ta fuqizuar kontributin e Llapit në shtetndërtimin e Kosovës”, shkruan Veliu.
Tashmë, shkruan Veliu, jemi në një situatë të re.
“Podujeva do të mbajë zgjedhje për kryetar të Komunës. Ne, si degë e fuqishme dhe e organizuar mirë, ua kemi ofruar qytetarëve llapjanë kandidatin tonë më të mirë, anëtarin e Kryesisë se Degës për disa mandate dhe nënkryetarin aktual të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarin”, shkruan Veliu.
Veliu, ministër në MPB, ka shkruar edhe për përvojën e Rudarit, për të cilin thotë se do të ishte kryetar i suksesshëm i Podujevës.
“Nexhi, krahas përgatitjes akademike ka një përvojë të jashtëzakonshme në pushtetin qendror e lokal dhe pa asnjë dyshim do të jetë kryetar i suksesshëm i Podujevës. Kandidimi i tij erdhi pas diskutimeve konstruktive në struktura dhe me një votim unanim të kryesisë së LDK-së në Podujevë. Kandidati ynë pa dilemë do të jetë Kryetari i ardhshëm i Podujevës. Prandaj, ftoj të gjithë veprimtarët e LDK-së, anëtarësinë dhe simpatizantët, të gjithë qytetarët e Podujevës që në këtë proces ta mbështesin LDK-në dhe kandidatin tonë për kryetar, duke e mbajtur të pamposhtur subjektin tonë politik në Llap. Si gjithmonë do të jemi së bashku në këtë proces dhe ato që vijnë pas tij. Na priftë e mbara! Vazhdojmë!”, përfundon Veliu.