Anulimi i zgjedhjeve për kryetar të Podujevës e ka gjetur në qetësi këtë qytet të dielën.
Në këtë komunë, e cila do të vazhdojë të udhëhiqet edhe për pak kohë nga nënkryetari Nexhmi Rudari i LDK-së, janë parë pak lëvizje të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKafenetë dhe restorantet kanë qenë të mbyllura, me përjashtim dyqanet dhe furrat, raporton KOHA.
Disa nga qytetarët që kishin dalë për t’u furnizuar me ushqim kanë thënë se vendimi ishte i duhur, raporton.
Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës u anuluan të shtunën, shkaku i gjendjes së krijuar me virusin Covid 19 disa orë para se të niste procesi i votimit.
Në garë për kryetar të kësaj komune janë Nexhmi Rudari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.
Podujeva shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi Agim Veliu la postin e kryetarit për të udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Brendshme.