Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili është edhe ushtrues i detyrës së kryetarit të komunës pas dorëheqjes së Agim Veliut, është i nominuari i LDK-së për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 15 mars.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Rudari, i cili ka thënë se me vota unanime të Kryesisë së Degës së kësaj partie në Podujevë është nominuar kandidatura e tij.
“Sot në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë unë jam nominuar me votë unanime të kryesisë për kandidat për kryetar”, ka thënë Rudari për “Koha Ditore”.
Rudari, përveç nënkryetar, më herët ka qenë edhe drejtor i Arsimit në këtë komunë.
Artikuj të ngjashëm
-
Veliu: Llapjanëve ua ofruam kandidatin më të mirë për kryetar, Rudarin
-
Rudari premton mbështetje për bizneset në Podujevë
-
Mustafa pret fitore të LDK-së në Podujevë
-
Ende nuk ka datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë
-
Kandidatët për kryetar të Podujevës dhe qytetarët përkrahin vendimin për anulimin e zgjedhjeve