Kuvendi Komunal i Prizrenit ka filluar një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit.
Aziz Hodaj, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, ka kërkuar shtyrjen e seancës me arsyetimin se ka paqartësi. Por, kërkesa e tij është refuzuar nga subjektet e tjera në Kuvend.
Kurse Grupi i AAK-së, po merr pjesë në seancë, por shefi i grupit, Ilir Balideda ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votim.
Kandidat për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit janë: Sulltan Badallaj (PDK) dhe Muharrem Elezkurtaj (VV).
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi Komunal i Prizrenit bëhet me kryesues
-
Dështon seanca, Prizreni pa kryesues të Kuvendit Komunal
-
VV-ja dhe PDK-ja shpërfillin kërkesën e OJQ-ve që në krye të Kuvendit të caktohet një grua
-
LDK-ja mblidhet për ta zgjedhur kryesuesin e ri të Asamblesë së Prishtinës
-
Pavarësisht vendimit të MAPL-së, LDK-ja e PDK-ja vazhdojnë zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal