Kosovë

AAK-ja e Prizrenit akuzon pesë zyrtarë komunalë për keqpërdorim të pozitës

AAK-ja e Prizrenit akuzon pesë zyrtarë komunalë për keqpërdorim të pozitës
 

Dega e AAK-së në Prizren ka paraqitur kallëzim penal ndaj pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, me pretendimin se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare me rastin e lejimit të këmbimit të një prone komunale me një pronë private në mënyrë të kundërligjshme.

Por lidhur me këtë çështje ka reaguar drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, që ka paralajmëruar Degën e AAK-së dhe autorët e këtij kallëzimi penal se do të përballen me padinë për shpifje dhe dëmtim të imazhit për shkak të akuzave të pabazuara dhe me motive politike, shkruan sot “Koha Ditore”.