Arbëri

Filloi hapja dhe zgjerimi i puseve për ujë në Gurbardh të Malishevës

Malishevë, 4 dhjetor - Në Gurbardh të Komunës së Malishevës, një bashkëpunim në mes të KRU “Hidroregjioni jugor” dhe Komunës së Malishevës, kanë filluar shpimet për hapjen e puseve, prej ku furnizohen katër fshatra me ujë për pije. Ditëve të fundit, puset në këtë ujësjellës, kanë shteruar.

Ditë më parë Kompania Regjionale e Ujërave “Hidroregjioni Jugor” kishte deklaruar se kanë shteruar puset, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019.