Pesë komuna të rajonit të Prizrenit gjatë nëntë muajve të këtij viti kanë arkëtuar më shumë mjete nga tatimi në pronë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Monitoruesit nga shoqëria civile thonë se zbatimi i Ligjit të ri për Tatim në Pronë ka mundësuar arkëtim të përmirësuar në nëntëmujorin e këtij viti, duke qenë se afati i fundit për pagesën e këstit të dytë të faturës për këtë lloj tatimi është 30 shtatori, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, në raportin nëntëmujor financiar del se përparimin më të madh në mesin e komunave të rajonit të Prizrenit sipas përqindjes së arkëtimit të krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar e ka arritur Komuna e Rahovecit.
Kjo, në nëntë muajt e këtij viti, ka arkëtuar 0.37 milion euro, apo 32 për qind më shumë mjete në krahasim me vitin e shkuar, kur kishte arkëtuar 0.28 milion euro. Në nëntë muajt e vitit 2017 kjo Komunës kishte arkëtuar 0.25 milion euro.
Pas Rahovecit renditet Komuna e Suharekës. Kjo ka arritur të arkëtojë 0.59 milion euro, ndërkohë që në nëntëmujorin e vitit 2018 kishte arkëtuar 0.49 milion euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit 2017 kishte mbledhur 0.44 milion euro.
Komuna e Prizrenit në nëntëmujorin e vitit 2019 ka arkëtuar 1.93 milion euro nga tatimi në pronë apo 19 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin arkëtuar 1.62 milionë euro. Ndërsa në nëntëmujorin e vitit 2017, kjo komunë kishte arkëtuar 1.65 milionë euro nga tatimi në pronë, ndërsa Malisheva ka arkëtuar 0.23 milion euro. Kjo shumë është për 10 për qind më e madhe sesa në nëntëmujorin e vitit të shkuar.
Edhe Komuna e Dragashit gjatë nëntë muajve të këtij viti ka arkëtuar 0.15 milionë euro apo 8 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar kur kishte arkëtuar 0.13 milion euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)