Pesë komuna të rajonit të Prizrenit gjatë nëntë muajve të këtij viti kanë arkëtuar më shumë mjete nga tatimi në pronë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkaq Komuna e Mamushës është e vetmja nga ky rajon që ka pasur ngecje në këtë drejtim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Komuna e Mamushës në nëntë muajt e 2019-s ka arkëtuar afër 0.02 milion euro nga tatimi në pronë apo 22 për qind më pak mjete në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.
Ndërkaq në vitin 2017 kjo komunë kishte arkëtuar 0.01 milion euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Katër komuna të rajonit të Prizrenit kanë përmirësuar arkëtimin e tatimit në pronë
-
Dragashit i bie shkalla e arkëtimit të tatimit në pronë
-
Katër komuna s’arrijnë t’i arkëtojnë mbi 14 milionë euro borxhe
-
Graçanica hesht për borxhin afro 4 milionë euro
-
Podujeva e Fushë-Kosova s’arrijnë t’i bindin borxhlinjtë e 12 milionë eurove