Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot do të nisë zgjerimi i rrugës Gjilan - Bujanoc

Foto: Koha / ilustrim

Sot do të fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës Gjilan - Bujanovc, nga rrethrrotullimi i fabrikës së baterive deri te kyçja e Autoudhës R 7.1, njofton përmes një komunikate Ministria e Infrastrukturës, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit, rruga Gjilan - Bujanovc ka gjatësi mbi 2.9 kilometra dhe vlera e saj është mbi 2 milionë e 860 mijë euro. “Kjo rrugë do të bëhet me katër korsi, shtegun për këmbësorë dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse, përfshirë edhe ndriçimin”, thuhet tutje në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, MI thotë se me këtë projekt do të zgjerohen dhe rregullohen edhe rrethrrotullimet te kthesa e fshatit Shillovë, që është nyja e unazës se qytetit të Gjilanit, rrethrrotullimi në Shillovë dhe ai te kyçja e Autoudhës R7.1 te bunari i Përlepnicës.