Kuvendi Komunal i Lipjanit ka zhvilluar mbledhjen e rregullt të hënën, mirëpo këshilltarëve u është mohuar e drejta për t’i bërë pyetje ekzekutivit me arsyetim se vendi është në një periudhë të fushatës zgjedhore dhe mund të keqpërdorët foltorja për fushatë.
Ndaj, disa këshilltarë nga radhët e subjekteve opozitare PDK, AAK, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate e kanë bojkotuar mbledhjen. Kryesuesi i KK-së, Daut Azemi, fillimisht ka kërkuar të miratohej rendi i ditës dhe pastaj të miratohej edhe propozimi i tij për të mos diskutuar rreth pyetjeve të kuvendarëve, shkruan sot Koha Ditore.
“E kam një propozim për shkak se gjendemi në fushatë zgjedhore dhe ju kisha lutur që pyetjet parlamentare mos t’i kemi në këtë seancë në mënyrë që mos ta shfrytëzojë askush foltoren e KK-së për të bërë fushatë, prandaj mund të vazhdojmë dhe të diskutojmë për buxhet, sepse aty kemi çka të diskutojmë për problemet e ndryshme të qytetarëve”, ka thënë Azemi.
Nga ana tjetër, kjo çështje ka nxitur reagime mjaft të ashpra ndaj subjekteve politike. Ramiz Qeriqi, këshilltar nga radhët e AAK-së, ka thënë se në këtë mbledhje ka pasur të dëshmojë se ekzekutivi i Komunës ka nisur të manipulojë me votues duke i ofruar vende pune dhe mjete financiare.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Banorët e fshatit Bujan me 200 nënshkrime kundërshtojnë zgjedhjen e këshillit të fshatit
-
Një pjese të kuvendarëve në Lipjan e Shtime gjatë gjithë vitit nuk iu dëgjua zëri
-
Për herë të dytë dështoi zgjedhja e këshillave të fshatrave në Lipjan
-
Kuvendarët shprehin brengën për agjendën e ngjeshur të KK-së së Prizrenit gjatë fushatës parazgjedhore
-
Dështon mbledhja e jashtëzakonshme e KK-së në Lipjan shkaku i zhvillimeve politike në vend