Arbëri

Situata e sigurisë në Malishevë vlerësohet stabile

Malishevë, 19 shtator - Në raportin e paraqitur nga komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, para Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), situata e sigurisë vlerësohet e mirë dhe pa tendencë të prishjes së saj.

Ai më pas gjithashtu ka folur edhe për çështje tjera, e që lidhen me sigurinë, ku ka bërë të ditur se tani është rritur numri i zyrtarëve policorë në stacionin në Malishevë dhe ofrimi i shërbimeve dhe efektshmëria në punë do të jenë shumë më cilësore dhe më të shpejta.

U rekomandua zgjerimi i sistemit të rrjetit të videokamerave edhe në vendparkingjet për personat me nevoja të veçanta.

Mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) u drejtua nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.