Nxënësit e shkollës fillore "Enver Topalli" në fshatin Greme të Ferizajt kanë publikuar një video-xhirim në rrjete sociale, në të cilën mësimdhënësi i matematikës XH.T. shihet duke përdorur dhunë ndaj një nxënësi.
Pas publikimit të saj, Komuna e Ferizajt, pa e specifikuar ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masë disiplinore ndaj tij. Këtë gjë nuk e ka specifikuar as drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani. Ai vetëm ka thënë se janë duke e hetuar rastin, shkruan sot Koha Ditore.
“Ne e kemi marrë informatën dhe i kemi kontaktuar udhëheqësit e shkollës për ta hetuar saktësisht rastin. Fillimisht masat do t’i marrë shkolla, pastaj do të procedohet lënda në Komunë te komisioni disiplinor për t’i marrë masat ndëshkuese. Mësimdhënësi e ligjëron lëndën e matematikës me klasë të larta, ndërkaq nëse incidenti është i përmasave më të mëdha atëherë mund të kalojë edhe me suspendim nga puna”, ka thënë Llabjani. Ai ka lënë të hapur autenticitetin e xhirimit, duke e ndërlidhur me fazën para zgjedhore.
Për këtë rast ka reaguar edhe Komuna e Ferizajt nëpërmjet një komunikate për media.
(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)
-
Masa disiplinore ndaj mësimdhënësit që rrahu nxënësin në një shkollë fillore në Greme
-
Arsimtari i dënuar nga gjykata për dhunë ndaj nxënësve kalon pa procedurë disiplinore
-
Hetohet edhe drejtori i shkollës “Pavarësia” për dhunë ndaj nxënësit
-
Mësuesit të dyshuar për dhunë në shkollë i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor
-
Mësimdhënësit në “Pavarësia” kërkojnë mbrojtje nga nxënësit, pas arrestimit të kolegut