Kosovë

Urbanizmi pa afat për përfundimin e Hartës Zonale

Urbanizmi pa afat për përfundimin e Hartës Zonale

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor e Komunës së Prizrenit ende nuk ka ndonjë datë të përafërt sa i përket përfundimit të përpilimit të Hartës Zonale të Komunës (HZK).

Drejtuesit e këtij dikasteri kanë pohuar se ka ngecje në këtë drejtim, ngjashëm si në komunat e tjera të Kosovës, pasi që, sipas tyre, bëhet fjalë për një proces të ndërlikuar, që për herë të parë zbatohet në Kosovë. Megjithëkëtë, kanë shfaqur bindjen se propozimi i HZK-së në ditët në vijim pritet të finalizohet dhe të dërgohet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për marrjen e pëlqimit paraprak, shkruan sot Koha Ditore.