Pas një varg incidentesh nëpër shkolla të Ferizajt, Komuna nëpërmjet një ankandi publik ka provuar të punësojë roja fizike, mirëpo ky tender u ka dështuar në procedura të prokurimit.
Në Zyrën e prokurimit në këtë komunë nuk kanë dhënë detaje se si ka dështuar ky tender, ndërkaq drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, ka thënë se tenderi do të rihapet përsëri në mënyrë që nga shtatori i këtij viti shkollat e Ferizajt përveç kamerave të sigurisë të kenë edhe roja fizike, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tij, deri tashti Komuna ka arritur të instalojë kamera të sigurisë në 95 për qind të shkollave të mesme dhe ato fillore të kësaj komune.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)